Adresë: Pero Nakov 1, Shkupi

Имо Македонија | Враќање на ДДВ
Враќање на ДДВ | Имо

Procesi dhe afatet

Hapi i parë në refundimin e TVSH-së është për të analizuar mundësinë e refundimit të TVSH-së bazuar në dokumentacionin që e sjell klienti. Procedura e rimbursimit të TVSH-së (kthim i TVSH-së) nënkupton disa procedura të ndryshme që përfshijnë: ekzaminimin dhe analizimin e dokumentacionit ekzistues, përzgjedhjen e dokumenteve të vlefshme, konsultim të drejtpërdrejtë me klientin, krijimin dhe paraqitjen e kërkesës etj.

Klientët nuk kanë kurrfarë shpenzime financiare apo të tjera ndaj neve deri sa të marrin miratimin për kërkesat e refundimit të vendosura pozitivisht. Për t’u kryer kthimi i TVSH-së janë të domosdoshme: faturat origjinale (është e dëshirueshme të janë në emër të firmës), vërtetimi i drejtorisë lokale tatimore se firma është në sistemin e TVSH-së, si dhe dokumente tjera të domosdoshme të cilat i përcaktojnë drejtoritë tatimore të shteteve nga të cilat kërkojmë kthim të TVSH-së. Firmat maqedonas mund të kryejnë refundimin nga Austria, Belgjika, BeH, Mali i Zi, Danimarka, Finlanda, Franca, Irlanda, Islanda, Luksemburgu, Maqedonia, Malta, Monako, Gjermania, Holanda, Norvegjia, Sllovenia, Switzerland, Serbia, Suedia dhe Britania e Madhe.

Kërkesat për kthimin e TVSH-së së huaj në shumicën e shteteve të BE-së dhe rajonit të ish Jugosllavisë të dorëzohen jo më vonë se skadimi prej 6 muajsh nga viti i kaluar. Pra, afati i fundit për dorëzimin e kërkesave sipas të gjitha faturave nga viti i kaluar në shumicën e shteteve është 30 qershori i vitit aktual. Përjashtim është Britania e Madhe në të cilën viti fiskal për TVSH për klientët jashtë BE-së llogaritet prej 01. 07. i vitit aktual deri 30. 06. të vitit aktual, dhe kjo nënkupton që për paraqitjen e kërkesave për faturat e lëshuara nga periudha prej 01. 07. e vitit të kaluar duke përfunduar me 30. 06. të vitit aktual – afati përfundimtar 31. 12. të vitit aktual.

Përjashtim është edhe Holanda ku kërkesat për kthim mund të paraqiten mbrapa (retroaktive) për 5 vitet e fundit.

Disa shtete lejojnë paraqitjen e njëpasnjëshme të kërkesave gjatë vitit kalendarik (tremujore ose gjysmë-vjetore), ndërsa një numër më i vogël i shteteve përcakton paraqitjen e kërkesave vetëm pas kalimit të vitit kalendarik.

Roli i klientit

Procesi i kthimit apo refundimit të TVSH-së është shumë i thjeshtë:

  • Klienti kontakton partnerin lokal të Cash Back
  • Klienti dërgon dokumentacionin e domosdoshëm (faturat dhe dokumentet) në marrëveshje me zyrën e Cash Back
  • Nuk është e nevojshme njohuria e gjuhës së huaj apo TVSH-së. Për të gjitha kujdeset partneri i juaj lokal i Cash Back
  • Partneri lokal i Cash Back do t’ju njoftojë kur do të kthehet TVSH-ja në llogarinë tuaj dhe do t’ju kthej faturat origjinale
  • Tërë procesi është transparent dhe mund ta përcillni përmes platformës online

Roli i zyrës së Cash Back

Procesi i kthimit (refundimit) të TVSH-së është i thjeshtë dhe kryhet në katër hapa:

Ekzaminimi dhe analiza e dokumentacionit ekzistues

  • Shpenzimet e udhëtimit
  • Shpenzimet e hotelit
  • Faturat e furnizuesve të huaj
  • Faturat nga karta e kreditit e korporatës

Gjetja e faturave që refundohen dhe dokumenteve të vlefshme

  • Gjetja e faturave që refundohen kryhet në vend, me çka klientët lirohen nga ky obligim
  • Ne disponojmë me njohuri dhe përvojë e cila e përshpejton tërë procesin e kthimit të TVSH-së

Procesi i pranimit dhe kontrollit të dokumentacionit

  • Plotësimi i këtyre dokumenteve mund të bëhet online, me çka konsiderueshëm kursehet koha:
    • Autorizimi
    • Formularët
    • Pyetësorët
    • Vërtetimi i TVSH-së
  • Specialistet e Cash Back përgatisin tërë dokumentacionin dhe ia dërgojnë organit tatimor të huaj
  • Cash Back kryen korrigjimin e faturave në të cilat mungon emërtimi i ndërmarrjes apo korrigjime tjera në dokumentacion
  • Cash Back kryen korrigjimin e TVSH-së së llogaritur gabim
  • Cash Back përmes zyrës lokale kërkon dokumentet e duhura nda furnizuesi vendor, nëse kjo është e nevojshme

Procesi i kthimit të TVSH-së

  • Refundimi i parave bëhet në llogari të klientit të Cash Back-ut
  • Paratë kthehen menjëherë në llogari të klientit të Cash Back-ut
  • Cash Back dërgon raport të detajuar mbi paratë e kthyera
  • Cash Back kthen faturat, dëftesat dhe dokumentet tjera origjinale
Враќање на ДДВ | Имо

REFUNDIMI I TVSH-së

Ne ofrojmë kthim ose refundim të TVSH-së nga shtetet e huaja (eng. tax refund) për personat juridik në Serbi, Mal të Zi, BeH, Kroaci, Maqedoni dhe Slloveni.

Враќање на ДДВ за саеми | Имо

REFUNDIMI I TVSH-së PËR PANAIRE

Ktheni paratë që investoni. Ne ofrojmë kthim të TVSH-së nga shtetet e huaja për firmat të cilat marrin pjesë në panaire ndërkombëtare në botë.

Враќање на ДДВ за хотелско сместување

REFUNDIMI I TVSH-së PËR AKOMODIM HOTELIER

Keni paguar akomodim jashtë vendit përmes firmës? Na telefononi dhe ktheni parat tuaja përmes kthimit të TVSH-së.

Враќање на ДДВ за патување | Имо

REFUNDIMI I TVSH-së PËR UDHËTIME

Udhëtoni nëpër botë dhe nuk dini a mund të ktheni së paku një pjesë të parave që shpenzoni? Ne jemi aty që të kthejmë paratë për ju përmes kthimit të TVSH-së.

Враќање на ДДВ за патување | Имо

REFUNDIMI I TVSH-së PËR TRANSPORT

Ne kthejmë paratë tuaja për transport (karburanti dhe pagesa e udhëve për transport ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve) përmes kthimit të TVSH-së.

Враќање на ДДВ | Имо

REFUNDIMI I TVSH-së PËR TRAJNIME, SIMPOZIUME DHE KONGRESE

Keni qenë në trajnim, simpozium ose kongres jashtë vendit dhe dëshironi të ktheni paratë e investuara? Na telefononi dhe realizoni kthimin e TVSH-së.

Refundimi i TVSH-së për | DDV Servis IMO

DDV Servis IMO, Shkupi është përfaqësuesi ekskluziv dhe gjeneral i kompanisë zvicerane Cash Back (www.unitedcashback.com) për tregun e: Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Kjo kompani zvicerane, për mbi 20 vjet, merret ekskluzivisht me refundimin e TVSH-së nga shtetet e huaja (tax refund) për personat juridikë dhe ka zyrat në 38 shtete të botës.

Firma jonë është e specializuar në shërbimet e refundimit (kthimit) të TVSH-së nga shtetet e huaja, për firma nga Maqedoni në emër të shpenzimeve për shërbime të bëra jashtë vendit.

Pse të na zgjidhni

Sepse shërbimet e refundimit të tatimeve jashtë vendit (TVSH-së, eng. VAT RECLAIM) për persona juridikë në Serbi i bëjmë sipas standardeve të njëjta ashtu si ky shërbim kryhet në Gjermani, Francë apo çfarëdo shtet tjetër në BE.

Rrjeti Cash Back, të cilit i takon edhe zyra në Beograd, posedon certifikatë ndërkombëtare IVA, e cila është standardi më i lartë ndërkombëtar për këtë lloj të shërbimeve.

Refundimi i TVSH-së | Kush janë klientët tanë

Klientët në rrjetin tonë janë kompanitë me markat dhe brendet më të njohura të mallrave.

Në rrjetin tonë 40% e klientëve janë aty për më shumë se 5 vjet.

Telefononi zyrën tonë lokale dhe bëhuni klient i yni.

Të mbesim në kontakt